AKTUALITETVIDEO

FIER/ Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore, urbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.


Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore, urbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si rezultat i kontrolleve të shtuara vihen në pranga 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe procedohen penalisht 7 shtetas pasi drejtonin motomjetet pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, gjatë kontrolleve në fundjavë, në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë konstatuar disa drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

👉 Janë tërhequr 3 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

👉 Janë vendosur 84 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 90 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun, 556 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e automjeteve, motomjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Related Articles

Back to top button