POLITIKË

Fier, qindra delegatë të PD nisen drejt Tiranës me automjete private, flet Luan Baçi


Delegatët e Fierit për në Kuvendin e Partisë Demokratisë kanë nisur që në orën 7:00 të mëngjesit të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin e madh që do të mbahet në “Air Albania.”

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas z. Luan Baçi, ish-kryetar i kësaj dege në Fier, organizimi për shkuarjen drejt Tiranës është bërë me automjete private nga 3 apo 4 persona,  për të shmangur kontrollet apo pengesat që mund të sjellë Policia nëse udhëtimi do të bëhej me autobuzë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Luan Baçi pohoi se vetëm një furgon ishte porositur, me të cilin do të udhëtonin disa zonja delegate që u nis për në Tiranë në orën 7:30 minuta nga “sharra”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Janë afro 500 delegatë nga Fieri që janë nisur për në Tiranë, tha Baçi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Po më këtë mënyrë janë organizuar për të udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Kuvend edhe delegatët demokratë të bashkive Roskovec, Patos dhe Mallakastër, pohoi një tjetër organizator i degës së PD në Patos,  Gazmend Halimi, i cili shtoi se ka qenë porosi që udhëtimi drejt Tiranës të organizohej e të kryhej me automjete private.

Gazmend Halimi

Halimi shtoi se nga 83 që është nunri i delegatëve nga kjo degë, 50 janë nisur drejt Kuvendit të Tiranës, kurse pjesa tjetër nuk ka shkuar për arsye familjare apo se janë emigrantë, tha ai.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button