AKTUALITET

Fier/Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, , kapet dhe vihet në pranga autori, i cili ishte shpallur në kërkim.


Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurjan”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kurjan”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim U. S., 59 vjeç, banues në Fier.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në datën 23.07.2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi U. S. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button