AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”, një prej të cilëve i shpallur në kërkim.


Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin L. K., 48 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 17.02.2021 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Po nga këto struktura, u arrestua në flagrancë shtetasi F. S., 34 vjeç, banues në Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj prindërve të tij.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rrreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button