AKTUALITET

Fier/Vihen në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.


Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K. (S)., 41 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

*Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

S. Gj., 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar në gjendjë të dehur automjetin tip “Toyota”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

F. M., 33 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Trinity”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka pësuar dëmtime të lehta. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier ku ka deklaruar se është dëmtuar në banesë, ka shkuar në vendngjarje dhe ka larguar motomjetin duke e çuar në një servis aty pranë.

S. Q., 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi në fshatin Fiershegan, Lushnjë, duke drejtuar automjetin kamion tip “Iveco”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. M., 49 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sh. K., 28 vjeç, banues në Karbunarë, pasi në Lushnjë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Smart”, ka përplasur automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D., 39 vjeç, banues në Divjakë, dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button