EKONOMI

Fitimi i tregut të sigurimeve ra me 30% për 6-mujorin e parë të vitit, shkak bëhet rritja e numrit të vdekjeve


Fitimi i kompanive të sigurimit në vend pësoi rënie me 30% në gjysmën e parë të vitit 2021.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin e parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve realizuan gjithsej një fitim neto në vlerën e 678 milionë lekëve ose rreth 5.5 milionë eurove. Rënia e fitimeve ishte më drastike në tregun e sigurimit të jetës, ku ndërmarrjet raportuan fitime neto për më pak se 11 milionë lekë, me një tkurrje prej 92% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Megjithëse primet e shkruara bruto në sigurimin e jetës janë rritur me 38%, tkurrja e fortë e fitimeve ka ardhur paralelisht nga rritja e shpenzimeve neto për pagesën e dëmeve, por edhe nga rritja e shpenzimeve të marrjes në sigurim. Të dhënat e AMF-së tregojnë dëmet neto në tregun e sigurimit të jetës për 6-mujorin 2021 arritën në 211 milionë lekë, me një rritje prej 51% krahasuar me një vit më parë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kompanitë e sigurimit të jetës janë prekur ndjeshëm nga rritja e vdekjeve që është regjistruar në periudhën pas pandemisë dhe efektet në dëme janë ndier sidomos gjatë këtij viti. https://www.monitor.al/tirana-me-valen-me-te-rende-te-pandemise-ne-2021-fatalitetet-u-rriten-me-44/

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por, nga ana tjetër, ato kanë rritur edhe shpenzimet e marrjes në sigurim, që prekën vlerën e 226 milionë lekëve, 64% më shumë krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e marrjes në sigurim konsistojnë kryesisht në komisione për shitjen e produkteve të sigurimit. Në tregun shqiptar, ato prekin nivele shumë të larta dhe shpesh kompanitë shpenzojnë më shumë për komisione, sesa për dëme, siç edhe ka ndodhur me kompanitë e sigurimit të jetës.

Rezultat financiar në rënie të ndjeshme në gjysmën e parë të vitit shënuan edhe kompanitë e sigurimeve të jo-jetës. Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive të këtij tregu ra në 667 milionë lekë, gati 21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë rast primet e shkruara bruto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 16% krahasuar me nëj vit më parë. Por, faktorët që kanë shkaktuar rënien e fitimit janë të ngjashëm edhe në këtë segment të tregut. Këtë vit, kompanitë e sigurimit të jo-jetës po paguajnë më shumë dëme në vlerë neto.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vlera totale e tyre arriti në 2.2 miliardë lekë, 21% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse në terma bruto këtë vit rezultojnë të paguara më pak dëme, diferencën e ka bërë kryesisht rënia e pjesë së risiguruesve në totalin e dëmeve. Vitin e kaluar, pjesa më e madhe e dëmeve në tregun e sigurimit të jo-jetës lidheshin me tërmetin e nëntorit 2019. Duke qenë se sigurimi i katastrofave është një përgjegjësi që në pjesën më të madhe i transferohet risiguruesve, shumica e dëmeve nga kjo ngjarje u pagua prej tyre. Këtë vit, struktura e dëmeve i është kthyer normalitetit dhe dominohet sidomos nga sigurimet motorike. Kjo ka bërë që dëmet neto të paguara nga kompanitë e sigurimieve të rriten.

Një faktor tjetër është edhe në këtë rast rritja e shpenzimeve të marrjes në sigurim, që për 6-mujorin kishin vlerën e 2.4 miliardë lekëve, 21% më shumë se një vit më parë. Edhe në tregun e jo-jetës vlera e komisioneve ka tejkaluar atë të dëmeve neto të paguara, duke u bërë një faktor me rëndësi përcaktues enë rënien e fitimeve të tregut. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, AMF ka përcaktuar një komision tavan prej 20% për sigurimet e detyrueshme motorike, që janë edhe produkti me peshën kryesore në tregun e jo-jetës.

Related Articles

Back to top button