KRONIKË

Foto me armë dhe lekë, vrasësi shqiptar i arkitektit italian: Bëra budallallëk


Shqiptari 29-vjeçar, Emirjon Margjini, i arrestuar ne Itali per vrasjen e arkitektit Roberto Mottura në qershor të këtij viti, mësohet se është penduar pas krimit makabër, duke u hapur te njerëzit e njohur. Siç raportojnë mediat italiane, Margjini ia besoi historinë një njeriu të afërt, të cilit i tregoi edhe për vrasjen që kreu. “Një rrëmujë ndodhi, ne ishim tre, e qëllova bëra budallallëk, e vrava”, mësohet se i ka thënë ai të afërmit raporton La Stampa. Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre: “Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg” tha ai.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja për jetën e shqiptarit Emirjon Margjini. Vrasësi i dyshuar, trupi i të cilit është mbuluar me tatuazhe, publikonte shpesh fotografi me armë në Facebook. Nga profili i tij përveç fotove me pushkë nuk mungojnë as atome lekë mbi trup. Sipas mediave italiane, ai është i martuar me Aleksandrën, me të cilën ka një djalë që tani është pesë vjeç.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ngjarja, e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Margjini, Mergim Lazri dhe Flaogert Syla hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur. Ai ishte në shtëpi me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën. Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dekreti i dëbimit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button