POLITIKË

Foto në shtëpinë e diktatorit dhe akuzat e mjekes se i internoi, rrëfehet Sali Berisha: Isha te ditëlindja e Liljana Hoxhës; Margarita Kostaqi më përqafoi te “Rogner”, ja çfarë më tha


Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të kohëve të fundit, për foton në shtëpinë e Enver Hoxhës dhe për akuzat e mjekes Margarita Kostaqi, e cila shprehej se Berisha e kishte internuar së bashku me bashkëshortin pasi i shihte si kundërshtarë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përsa i përket fotos në shtëpinë e diktatorit, Berisha u shpreh se atë ditë ishte në ditëlindjen e Liljana Hoxhës, të cilën e kishte bashkëpunëtore në revistën “Shkenca dhe Jeta”, por shtoi se personalisht nuk e kishte takuar asnjëherë Enver Hoxhën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës, Isuf Kalo. Nëse sheh një intervistë timen, ai që po drejton sot emisionin, më pyet nëse e kisha takuar ndonjëherë personalisht Enver Hoxhën. Kemi qenë në një ditëlindje të Liljana Hoxhës, e cila ka qenë drjetore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor. Unë kam patur miqësi qoftë me renë e tij, por edhe me djalin e tij”, tha Berisha.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë, për akuzat e mjekes Margarita Kostaqi, e cila akuzonte Berishën se së bashku me burrin e saj Milto i kishte internuar për shkak se i shihte si kundërshtarë, ish-kryeministri tregoi sesi mjekja e kishte përqafuar te hotel Rohgner dhe i kishte kërkuar që ta nxirrte në televizion që të shpjegonte të vërtetën, që Berisha nuk ishte fajtor.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Përsa i përket shoqes, ma ka thënë edhe Edi Rama “ke persekutuar një shoqe”. Një ditë duke pirë kafe me Fevziun në Rogner më vjen shoqja ime dhe më përqafon. Më thotë “Sali, më nxirr në media t’jua marr fytyrën këtyre që shpifin”. Kjo ka qenë gruaja që më akuzonte. Margarita Kostaqi ka qenë një mjeke e nderuar dhe kam punuar me atë për shumë vite. Ajo ishte bashkëshortja e mjekut personale të Mehmet Shehut. Kur kryeministri vrau veten, personelin e dëbojnë, internojnë ose burgosin. Oficerin Ali Çelo e burgosë, Milton dhe të shoqen i transferuan. Në atë kohë unë nuk kisha asnjë kompetencë. Kjo është historia”, tha Berisha.


Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button