POLITIKË

Frikë nëse demokratët mësyjnë në zyrat e PD? Lulzim Basha i prerë: Jemi të përgatitur për çdo situatë! Uroj që Sali Berisha ta kuptojë


“Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë.” Kështu është shprehur sot kreu i PD Lulzim Basha, teksa është pyetur nëse kishte frikë se demokratët do të mësynin drejt selisë pas Foltores së 11 dhjetorit që do të mbajë ish-kryeministri Berisha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për gazetaren Nisida Tufa, Basha tha se uron që Sali Berisha të kuptojë që është kthyer në tubë oksigjeni për Edi Ramën dhe një barrë e pamerituar për demokratët.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë”, tha kreu i PD.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është rrëgjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në media nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë.

Tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është t’i shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë.

Related Articles

Back to top button