POLITIKË

Gjykata dënon Klevis Balliun, reagon Meta: Silleni të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave, nëse s’keni plan për kulla! Ky është rasti kur oligarkët të dënojnë 2 herë


Ish-deputeti Klevis Balliu është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 80 orë punë në interes të publikut, pasi ushoqërua dhe procedua penalisht gjatë protestave të banorëve në zonën e Unazës 2 vite më parë

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas këtij vendimi të Gjykatës ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili me ironi shkruan se më në fund sukseset e Reformës në Drejtësi janë bërë të prekshme për qytetarët. Ironikisht, Meta bën një lutje për autoritetet, që të dënojnë Balliun të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave, në rast se nuk ka ndonjë plan për kulla dhe komplekse edhe në atë park pas 24 Korrikut.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas Metës, ky është rasti kur oligarkët të dënojnë 2 herë, “së pari të përjashtojnë nga kandidimi dhe së dyti përmes drejtësisë të pavarur”, duke thumbuar kështu kryedemokratin Basha, i cili është akuzuar disa herë se nuk mbështeti protestat e banorëve të Unazës pasi mori shpërblim nga disa oligarkë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i Metës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Po ndaj një lajm të mrekullueshëm me ju miq!

Më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët!

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Z.Klevis Fahri Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës.

Një lutje kam për autoritetet nëse mund të urdhërojnë, që në këto 80 orë të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqënëse po afron edhe 2 Marsi.

Mirëkuptohemi gjithmonë nëse nuk ka ndonjë plan për komplekse kullash lirie edhe atje pas 24 Korrikut.

Ky është rasti kur oligarkët të dënojnë dy herë.

Së pari të përjashtojnë nga kandidimi dhe së dyti përmes “drejtësisë të pavarur”.

Dhjetëra akuza e procese gjyqësore ndaj Klevis Fahri Balliut në tre vite.

Urojmë të mos e marrë vesh Il Cavaliere se do mërzitet  shumë pasi ai ka mbi 40 vite procese dhe del në vend të dytë nga një 30 vjeçar.

Kam edhe një pyetje: Ata që firmosën aferën e Unazës a janë dënuar?

Related Articles

Back to top button