KRONIKË

Gjykata Fier jep njoftimin zyrtar per denimin e 38 vjecarit qe vrau vogelushin ne Grecalli


Gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit me burg për autorin e vrasjes makabër te 8 vjecarit Mateo Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit ngjarje e cila ka ndodhur në mbrëmjen e pardjeshme.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Seanca gjyqesorë është zhvilluar pa prani të autorit 38 vjeçar Klodian Calamani ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij duke shprehur vullnetin që gjykimi të behej në mungesë te tij.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nderkohë nga trupi gjykues me pjesëmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Clirim Sino është caktuar masa e sigurimit arrest me burg. Ky vendim nuk i është komunikuar familjarëve dhe qytetarëve të shumtë të cilët ndodhen jashtë gjykatës duke pritur që të mbërrijë i pandehuri ndaj të cilit kanë kërkuar që të merret vendimi për dënim me vdekje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Siç mësohet, janë pezulluar të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara për t’u mbajtur ditën e sotme, vetëm si pasojë e situatës së shkaktuar nga prania e familjarëve dhe qytetarëve të shumtë të cilët presin para dyerve të gjykatës. Ndërsa i pandehuri, Klodian Çalamani ka rënë dakord që masa ndaj tij të jepej në mungesë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button