AKTUALITETLAJMI FUNDIT

“Godet” sërish Korreshi: Herën e parë qeshët, po hajdeni sot në Lushnjë, nuk ka mace se janë në spital duke ngrënë minjtë


Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi  gjatë fjalës së tij në parlament ditën e sotme foli dhe për mjekësinë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai tha se përveç vaksinimit duhet të ndalemi dhe te kushtet e spitaleve. Kujtojmë se herën e kaluar gjatë fjalës së Korreshit në foltoren e Kuvendit salla shpërtheu në të qeshura kur ai po tregonte situatën në të cilën paraqitet spitali në Lushnjë duke thnëë se gjenden minj kudo.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Sot deputeti nuk i la mënjanë batutat dhe narrativën e tij humoristike duke iu drejtuar sallës me frazën: Ju qeshët herën e parë, po hajdeni sot në Lushnjë, nuk ka mace se i kanë cuar në spital të hanë minjtë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në lushnjë duhet mikm i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atehërë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetaret te marrin pergjigjiet.

Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace i kanë cuar në spital të hanë minjtë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Do tju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do tia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, tha ai.

Related Articles

Back to top button