AKTUALITET

Grabitet filiali i Postës në Tiranë, dy persona të maskuar marrin 2 milionë lekë


Filiali i Postës Shqiptare në Tiranë, në zonën e Babrrus, është grabitur paraditen e sotme. Sipas Bluve të kryeqytetit, autorët kanë qenë du persona të maskuar, me kapuçët e xhupave që kishin të vedhur dhe kanë marrë 2 milionë lekë të vjetra.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta”, njofton Policia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Newsbomb.al. mëson se nga kqyrja e pamjeve dhe ato që kanë pohuar dëshmitarët, autorët në dukje kanë qenë adoleshentë, rreth 20 vjeç. Para se të grabisnin filialin e Postës, ata kanë qarkulluar disa herë me biçikleta para saj, të maskuar me kapuçat e xhupave dhe me shall, më janë larguar më pas drejt Alliasit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button