AKTUALITETRAJONI

Greqi/“Iu luta të më linte, por më zhveshi e goditi”, drejtori përdhunon në makinë mësuesen


Një mësuese në Larisa të Greqisë ka përjetuar natën më të keqe të jetës së saj, pasi drejtori i shkollës ku punonte e përdhunoi në makinë, ndërsa po kthehej nga një darkë pune me kolegët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një deklaratë për mediat ajo është shprehur se makthin e ka ndarë me bashkëshortin dhe familjarët të cilët e kanë mbështetur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

 “Në fillim u përpoqa ta kapërceja e vetme. Mendova se do të më zinte gjumi dhe shpresoja që të nesërmen do të zgjohesha, se gjithçka do të ishte harruar, si një makth… Por as atë natë apo të nesërmen nuk mund të flija. Për fat të mirë, familja ime më mbështeti dhe bashkëshorti më bindi të vizitoja një psikiatër për mbështetje psikologjike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Që kur shkova te mjeku, ai më ndaloi të kthehesha në punë, sepse kjo do të shtonte problemet dhe plagët që më la ngjarja. Përderisa transferimi im është organizuar në konsultim me shefin kompetent të kabinetit, nuk është miratuar nga autori dhe nuk është miratuar as sot”,  tha mësuesja për mediet greke.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ajo ka denoncuar drejtorin, ndërsa në aktakuzë ka përshkruar dhe detajet rrëqethëse të natës që u përball me abuzimin seksual.

44-vjeçarja ka thënë se në fillim autori e ka goditur dhe shtyrë, e më pas ka filluar ta zhveshë forcërisht vartësen e tij, duke e përdhunuar.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button