BOTACOVID-19

Gruaja shkarkohet pasi bëri vaksinën Covid, shefat i thanë se është ‘kundër dëshirës së Zotit’ (fotot)


Lainie Chait, punonjëse kishe nga Australia, ka paditur Kishën e Ubuntu pasi u shkarkua nga puna sepse bëri vaksinën kundër Covid.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Eprori i saj i kishte thënë se injeksioni është “kundër dëshirave të Zotit”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Klinika fetare e mirëqenies shpirtëtore ku ajo punonte para shkarkimit në tetor promovonte e shiste mjekime alternative ndërsa procesin e vaksinimit të detyruar në Australi e quante “aparteid mjekësor”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Zonja Chait, tha se kishte humbur vendin e punës pasi disa kolegë zbuluan se kishte shkuar të vaksinohej, raporton e përditshmja britanike  The Sun. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në letrën e raportuar nga rrjeti vendas news.com.au, kishte shkruante se vaksinimi i punonjëses binte “kundër… asaj që kërkohet nga Zoti Mbret dhe Krijuesi ynë”.

Letra njoftonte përfundmin e kontratës së punonjëses dhe dënonte qeverinë e rajonit australian të New South Wales për vendosjen “aparteidit të detyruar mjekësor” dhe të “reagimit të ekzagjeruar e jo-proporcional” ndaj pandemisë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Organizata tha se “nuk pranohen anetare qe vaksinohen  vullnetarisht” kunder Covid-19.

Duke folur me rrjetin ABC News, punonjesja e shkarkuar tha: “Në 25 vjetët e fundit nuk kam pasur nevojë për qasjen perëndimore por në këtë rast e mora”.

Tashmë Kisha akuzohet nga zonja Chait për standarde të dyfishta duke i shërbyer klientëve të vaksinuar në qendrat e saj të mirëqenies, por duke refuzuar të punësojë të vaksinuar.

Karen Burge, zv. presidentja e kishës ka shkruar së fundmi në faqen e saj në Facebook: “Fëmijët tanë nuk janë kavje laboratori.”

Në një tjetër postim ajo shkruante: “Çdo ditë dëgjoj lajme për efekte anësore pas injeksioneve, prandaj s’mund të rri e qetë teksa ata vaksinojnë fëmijët tanë, veçanërisht kur kjo është ende një fazë eksperimentale”.

Related Articles

Back to top button