FUTBOLLKOMBËTARJA

Hedhja e shisheve të ujit në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, FIFA reagon ashpër


FIFA ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” ku u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta në drejtim të futbollistëve polakë, pas shënimit të golit të avantashit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

FIFA i konsideron të neveritshme akte të tilla, që sipas saj nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi ndaj Kombëtares Shqiptare, dhe nëse do të detyrohet që ndeshjen e fundit me Andorën ta luajë pa tifozë. Një vendim i ngjashëm është marrë më herët për Hungarinë, në stadiumin e të cilës pati kore dhe thirrje raciste.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mbrëmjen e djeshme në momentin e hedhjes së sendeve të forta në fushë, ndeshja u pezullua për të paktën 15 minuta.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA -s ka thënë:

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi”.

“FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”

Related Articles

Back to top button