BOTA

Holanda njofton Shqipërinë, zbulohet skemë e re piramidale 


Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se ka dyshime se disa shtetas janë përfshire në skemën Ponzi, thënë ndryshe skemat piramidale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për këtë arsye ky vend ka kthyer pas disa fonde që i përkasin një shtetasi, nën dyshimet se janë para që janë të ardhura nga skemat mashtruese.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Siç bëjnë me dije burimet e sigurta pranë drejtorisë së parandalimit e pastrimit të parave, pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Por së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja i hetuar në qytetin e Elbasanit për mashtrim tatimor dhe përvetësimin e 3.7 milionë dollarëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Teksa apeli e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim 40-vjeçarin, së bashku me një person të tretë, të dyshuarit rezultojnë në marrëdhënie të dyshimtë dhe të paqartë ekonomike.

Tarja, që sipas prokurorisë më herët ka administruar 3 kompani në fushën e minerareve dhe te mbledhjes së inerteve, është zbuluar pasi ka dërguar transferta nga Holanda duke i përshkruar si borxh.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por në datën 29 mars 2022, banka dërguese në Hollandë ka kërkuar kthimin mbrapsht me nënshkrimin se këto shuma e kanë origjinën nga një skemë mashtrimi Ponzi.

Aktualisht, Tarja është nën hetim edhe për pastrim parash.

Banka dërguese e fondeve sipas burimeve të Top Channel, sinjalizon mbi rolin e këtyre personave. Për secilin prej tyre përshkruhet aktiviteti që nga kazinotë deri te mirëmbajtja e rrjeteve sociale dhe siç bëhet me dije paraprakisht qëllimi real i këtyre transaksioneve mund të jetë injektim i fondeve në vend./top channel

Related Articles

Back to top button