HOROSKOPITË NDRYSHME

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 18 Dhjetor


Dashi-Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Demi-Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do të jenë në atë profesionale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Binjakët-Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve gjatë kësaj dite. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në të gjithë sektorët, si në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gaforrja-Duhet të mundoheni të përqendroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të minojnë qetësinë tuaj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Luani-Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, madje nën nivelin e atyre që keni lënë pas. Parashikohet që të keni pakënaqësi të shumta në çdo sektor, sidomos në fushën e ndjenjave dhe atë profesionale.

Virgjëresha-Do të ndjeni nevojën për konfirmim si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale. Nën ndikimin kritik të ditëve të kaluara, kjo e shtunë nuk do të jetë në ritmin e duhur.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Peshorja-Do të vijoni të demonstroni një gjendje nervozizmi në çdo sektor, sidomos në atë të ndjenjave dhe profesionit. Nën ndikimin e Hënës, do të arrini që t’ia dilni mbanë.

Akrepi-Parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi në sferën profesionale. Pozitive do të jetë dita edhe sa i takon ndjenjave dhe raporteve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.

Shigjetari-Do të vijoni të shfaqni një humor të përkeqësuar gjatë gjithë ditës. Do të përballeni me kritika të forta si në fushën e ndjenjave edhe në familje.

Bricjapi-Duhet të ndaleni dhe të mendoheni mirë lidhur me disa angazhime të akumuluara gjatë kësaj periudhe. Mundohuni që të zgjidhni disa çështje të cilat vijojnë të jenë të hapura në fusnin e ndjenjave.

Ujori-Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive gjatë kësaj dite, pas vështirësive të shumta të kaluara në çdo sektor. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.

Peshqit-Situata vijon të paraqitet kritike në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, parashikohen zhvillime të bujshme dhe rezultate të mira.

Related Articles

Back to top button