KRONIKË

I biri i përfshirë në disa ngjarje kriminale, vrasësit e Xhelal Reçit erdhën nga Fieri, ekzekutimi u bë me pagesë

Vrasësit e ish-policit Xhelal Reçi dyshohet se janë disa persona nga Fieri, të cilët veprojnë me pagesë. Dyshimet e Policisë janë disa konflikte dhe përfshirja e djalit të viktimës, Besnik Reçi, në ngjarje kriminale në Fier, Lezhë dhe Durrës.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Vetë Besnik Reçit i është bërë atentat një vit më parë por ai arriti të shpëtonte pasi u largua me makinë. Ngjarja është ende e pazbardhur. Pavarësisht se Besnik Reçi është shoqëruar në Polici për ngjarjet ku dyshohet se është përfshirë, nga hetuesit nuk është provuar implikimi i tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dyshimet e grupit hetimor janë se vrasësit ishin të paguar dhe mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina tip “Tyota” e përdorur nga autorët për të kryer krimin. Ky grup, vepron me pagesë dhe ekzekutimi i Xhelal Reçit ka qenë i tillë.

Pasi kanë djegur automjetin në afërsi të Lumit Mat në Milot, autoret janë pritur nga një makinë tjeter dhe mendohet të jenë larguar në drejtim të Shkodrës. Sipas burimeve grupi hetimor ka sekuestruar nja sërë kamerash sigurie të bizneseve në rrugët dytësore dhe përgjatë superstradës të cilët do të analizohen për të parë lëvizjet, pas ngjarje së ndodhur.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Ndërkohë prej dy ditësh forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në një numër të madh banesash në Kurbin dhe zona të tjera, por pa arritur të gjejnë autoret apo dhe armën e krimit.

Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa biznese, por identifikimi i autoreve duket mjaft i vështirë, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore. Ndërkohë makina e përdorur nga atentatorët e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth 1 muaj më parë në Mbrostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa greke.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Mjeti i gjet i shkrumbuar plotësisht dhe nuk është arritur të merret asnjë prove që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button