RAJONI

I dënuar për vrasjen e studentes greke, flet nga burgu shqiptari pasi shoku i hedh fajin: S’më intereson çfarë thotë ai


Aleksandër Luca, shtetasi shqiptar, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë, i cili thotë se ai vetë është i pafajshëm ndërsa i hedh fajin shqiptarit

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aleksandër Luca, shtetasi shqiptar, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë, i cili thotë se ai vetë është i pafajshëm ndërsa i hedh fajin shqiptarit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat’, -tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares. Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

‘E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det’, thotë Giannis Topaloudis, duke argumentuar se një person nuk mund ta bënte i vetëm vrasjen

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kujtojmë se Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. 

Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button