KRONIKË

I dërgoi djalit në burg lëndë narkotike/ Zbulohet nga efektivët, arrestohet babai i të dënuarit në Fier.


L,Z., është arrestuar nga Policia e Fierit për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas uniformave blu në datë 18 janar të këtij këtij viti, SHKBB u njoftua nga Informacioni se gjatë kontrollit në pakon postare të dërguar nga shtetasi L.Z., për të dënuarin G.Z., babë e bir janë konstatuar 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Njoftimi i plotë: Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:

“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Related Articles

Back to top button