LIFESTYLE & SHOWBIZ

I dyshuar për sulme seksuale dhe përdhunime, policia bastis ‘apartamentin e frikshëm’ të rrokerit Marilyn Manson


Policia e Los Anxhelosit thuhet se ka ekzekutuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e muzikantit provokator Marilyn Manson në Kaliforni, i cili po hetohet për raste të shumta të sulmeve të dyshuara seksuale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kërkimi i mëngjesit të së hënës herët u raportua nga disa media, ku u tha se Manson, emri i vërtetë i të cilit është Brian Ëarner, nuk ishte në shtëpi në momentin e kontrollit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Filmimet brenda shtëpisë së tij do të analizohen me detaje nga grupi hetimor.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Rokeri 52-vjeçar u akuzua nga shumë gra për abuzim seksual dhe psikologjik. Ai i mohoi akuzat, duke i quajtur ato “shtrembërime të tmerrshme të realitetit” dhe këmbëngul se të gjitha marrëdhëniet e tij intime ishin plotësisht konsensuale.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në shtator, një gjykatës hodhi një padi kundër Manson nga një Jane Doe, e cila e akuzoi atë për përdhunim dhe sulm. Ai u hodh poshtë sepse kishte skaduar afati i parashkrimit për krimet e supozuara.

Akuzuesit e tjerë të tij përfshijnë aktoren Evan Rachel Wood, aktoren Esme Bianco, modelen Ashley Morgan Smithline dhe ish-asistente Ashley Walters.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button