BOTA

I riu fut të gjallë ish-të dashurën në valixhe, e lë të vdesë


Historia e dy të rinjve në New York të dashuruar përfundoi në mënyrën më tragjike të dëgjuar ndonjëherë. Valerie Reyes çdo ditë ishte e rrethuar nga gjërat e saj të preferuara, librat.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo ëndërronte të bëhej një artiste tatuazhesh dhe vizatonte portrete për miqtë me shpresën që një ditë të hapte sallonin e saj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në janar të vitit 2018, Valerie Reyes dhe Javier Da Silva Rojas bënë njohjen e parë në rrjetet sociale. Më pas çifti filloi të takohej, por kjo rezultoi një lidhje jetëshkurtër, për arsye se familja e Valerie ishte kundër kësaj lidhjeje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kjo e fundit i dha fund lidhjes pas tre muajsh dhe ndërpreu çdo komunikim me të. Më 30 Janar 2019, Valerie u raportua e zhdukur pasi nuk u paraqit në punë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nëna e saj, Norma Sanchez, pohoi se kur kishte folur për herë të fundit me vajzën e saj në telefon, ajo kishte thënë se kishte frikë se dikush do ta vriste. Pas shumë kërkimesh trupi i pajetë i Valerie u gjet një grup punonjësish të autostradës në Greenwich, me 5 Shkurt, rreth 10 kilometra larg shtëpisë së saj, 20 metra larg rrugës, në një valixhe të kuqe. Trupi ishte brenda saj, këmbët dhe krahët e Valerie ishin lidhur me shirit ngjitës dhe spango përpara.

Ky ishte një zbulim shkatërrues për familjen e Valerie. Nga ekspertiza mjekoligjore mjekët konstatuan se ajo kishte vdekur nga asfiksia. Një javë më vonë, u zbulua se dikush kishte përdorur kartën e saj bankare për të tërhequr para nga llogaria e saj. Nga pamjet e vëzhgimit treguan një burrë të veshur me kapuç të zi. Ai ishte Javier Da Silva Rojas.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pasi u arrestua, policia zbuloi se ADN-ja e tij përputhej me atë në dorezën e valixhet dhe nën thonjtë e Valerie. Kur u mor në pyetje, Rojas pranoi se e kishte vizituar atë natën e 28 Janarit dhe nuk i pranoi akuzat e bëra drejt tij. Ai u dënua me 30 vjet burg.

Familja e Valerie e pikëlluar në një deklaratë në gjykatë u shpreh:

“Ti, Javier, nuk meriton asgjë përveç dhimbjes dhe refuzimit. Unë dua që ju të dëgjoni fjalët e një nënë që ju shkatërruat duke më marrë jetën vajzën time në mënyrë kaq mizore.”

Related Articles

Back to top button