AKTUALITET

I shpëtoi atentatit me 7 plumba nga efektivi i policisë, arrestohet Juxhin Aliaj në mes të Vlorës duke pirë kafe 


Policia e Vlorës sot pas disa ditësh kërkim ka vënë në pranga djalin e kryeplakut të Kaninës, Juxhin Aliaj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas informacioneve paraprake, Aliaj është arrestuar në një lokal në qytetin bregdetar teksa ishte duke konsumuar kafe.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë se më datën 30 Prill, efektivi i “Delta Force”, Lisjan Myrtaj, u përfshi në një konflikt me armë me Juxhin Aliaj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Myrtaj u arrestua më 30 prill nga kolegët e tij të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, teksa u lirua vetëm dy ditë më parë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më herët u bë me dije se në lagjen “10 korriku” ka pasur të shtëna nga më shumë se një armë pasi janë gjetur dy lloje gëzhojash, një model që i përket armës së punës së policit Lisjan Myrtaj dhe modeli tjetër dyshohet se Juxhin Aliaj.

Shkak për ngjarjen  është bërë një vajzë e cila në momentin e të shtënave ka qenë në shoqërinë e Juxhin Alirajt, djali i kryeplakut të Kaninës. Kur efektivi Lisjan Myrtaj e ka parë vajzën në shoqërinë e djalit tjetër, ka hapur zjarr në drejtim të tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Dyshimet që mbështeten dhe në provat e gjetura në vendngjarje, tregojnë se dhe djali i kryeplakut ka qenë i armatosur dhe është kundërpërgjigjur. Makina tip Mercedes Benz ML që drejtohej nga Juxhin Aliaj ka shenja të shkaktuara nga plumbat.

Related Articles

Back to top button