AKTUALITET

Incident në Cakran të Fierit, ndërhyn policia në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës


Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka njoftuar incidentin e parë në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë një prononcimi për mediat, Baçi tha se policia e Fierit me urdhër të Armando Subashit ka nxjerrë me dhunë komisionerët e PD-së dhe materialet e votimit nga ambientet e njësisë vendore në fshatin Cakran.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sapo më njoftojnë për një incident në Cakran të Fierit. Policia bashkiake e Fierit ka vajtur të ndalojë procesin e votimit në ambientet e njësisë vendore ku kishim marrë leje. Komisionerët dhe materialet e votimit janë nxjerrë me dhunë nga policia bashkiake e Armando Subashit. Është turp që “Subashët” merren me këto punë! Ne i sigurojmë demokratët që votimi do të vazhdojë pasi ne për pak minuta do të gjejmë një ambient diku afër për të vijuar procesin e votimit. Procesi i referendumit filloi normalisht por tani e kanë ndërprerë dhe kanë nxjerrë jashtë gjithë komisionerët dhe materialet e votimit. Me shumë mundësi Subashi ka negociuar me Gaz Bardhin ose Lulzim Bashën pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe për të ndërprerë procesin e votimit”, tha Luan Baçi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button