COVID-19RAJONI

Infektimet te fëmijët në Greqi/ Tre testet në javë nëpër shkolla zbulojnë numrin e madh


Fillimi i semestrit të dytë të shkollave në Greqi, që ka nisur sipas protokolleve të reja me tre teste në javë prej nxënësve dhe mësuesve, ka zbuluar një të vërtetë të hidhur, përhapjen e madhe koronavirusit te fëmijët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në një prej testimeve më të mëdha që është bërë në vend pas 1.6 milion testeve të kryera te nxënësit dhe te mësuesit, janë regjistruar të hënën, rreth 16.000 infektime me koronavirus, prej të cilave 2.300 mësues dhe gati 10.000 mëngjesin e së martës.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Kishte mëse një jave që qeveria, opozita dhe specialistet ishin përfshirë në një debat nëse duhej apo jo të hapeshin shkollat, në një moment kur vala e pestë e pandemisë në Greqi ndodhet në kulmin e saj dhe rastet e infektimeve kanë mbi 12 ditë që variojnë nga 25.000 në 50.000.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjithashtu numri i viktimave dje shënoi rritje, duke shkuar në 85, ndërsa edhe shtrimet në spitale kanë shkuar mesatarisht nga 400 para një javë, në 600 në ditë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Hapja e shkollave është shoqëruar në shumë raste edhe me mungesën e testeve falas që qeveria u jep fëmijëve për të kryer tre herë në javë, sipas rregullave të reja, ndërsa nëse në një klasë do të konstatohet një rast pozitive, atëherë gjithë fëmijët bashkë me mësuesit do të kryejnë teste çdo ditë të asaj jave.

Gjithashtu qeveria ka deklaruar edhe marrjen në punë të rreth 4.800 mësuesve pasi infektimet e shumta kanë shkaktuar mungesa të mëdha të personelit arsimor.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Theksohet se në Greqi, prej së hënës së ardhshme gjithë personat mbi 60 vjeç, që nuk janë vaksinuar do të paguajnë 100 euro çdo muaj, ndërsa specialistët dhe qeveria po diskutojnë se kur do të bëhet vaksinimi i detyrueshëm edhe për personat mbi 50 vjeç.

Related Articles

Back to top button