AKTUALITETBOTA

Ish-klubin e kishin kthyer në fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët në Angli (EMRI-FOTO)


Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi një ish-klub nate Carlisle e kishin kthyer në fermë kanabisi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia ishte njoftuar nga banorët të cilët ishin ankuar se në lagjen e tyre vinte era kanabis. Gjatë kontrollit policia në fermën e kanabisit kapi Andiol Mucollin, 25 vjeç edhe 42-vjeçarin Iirjan Jaho.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjatë një kontrolli të detajuar në ndërtesën e ish-Klubit, policia gjeti 1700 bimë  kanabisi, ndërsa 276 prej të cilave ishin thjesht trungje në vazo që tashmë ishin korrur. Vlera e mundshme e drogës ishte rreth 1.6 milionë paund.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të dy të arrestuarit pranuan akuzë për prodhimin e kanabisit. Ata folën për udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishin lënë familjen në atdheun e tyre dhe se ndiheshin nën presion për t’u përfshirë në ndërmarrjen e paligjshme për të shlyer borxhet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button