AKTUALITET

Ishin të parkuara, dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë 


Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 02:00 është marre njoftim se një makinë po digjet në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip “Fiat 500” me targa bullgare në pronësi të F.J.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip “Mercedes” e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip “Fiat”. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme . Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vlorë/Informacion paraprak. Më datën 14.05.2022, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ka marë flakë automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit F. J., 33 vjeç, banues në Vlorë, ku si pasojë e flakëve të këtij mjeti është djegur pjesërisht edhe mjeti tip “Mercedes-Benc”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button