AKTUALITET

“Janë evakuuar rreth 30 familje”, Peleshi për përmbytjet në jug të vendit: Uji po tërhiqet, presim që deri në mëngjes…


Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi ka dalë mbrëmjen e sotme në terren për të inspektuar nevojat dhe emergjencat civile të krijuara si pasojë e reshjeve të shumta që shkaktuan përmbytje kryesisht në qarkun e Vlorës dhe të Fierit. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Peleshi tha se deri më tani ishin evakuuar rreth 30 familje dhe situata po shkonte drejt normalitetit duke shtuar se deri të nesërmen në mëngjes, uji mund të jetë tërhequr me 1 metër.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kemi ngritur strukturat dhe gatishmërinë edhe nga forcat e armatosura. Disa familje, rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo dëm. Siç e dini në këto raste kemi të parin jetën e njeriut dhe më pas pronën. Dy investime të bëra në vitet e fundit, janë 2 argjinatura. Pa ato argjinatura, me këtë nivel të prurjeve të ujit, ne do kishim disa mijëra hektarë tokë të përmbytura. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

I kemi shpëtuar falë atyre investimeve. Situata është në përmirësim, niveli i ujit ka rënë, nuk do ketë reshje as nesër. Presim që deri në mëngjes, të kemi një ulje me një metër. Uji po tërhiqet, hidrovorët janë në punë, ne jemi në gatishmëri të plotë. Kemi edhe disa emergjenca të tjera, por jo kaq kritike. Në veri ka patur reshje dëbore, kjo ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike. 

Kemi mbajtur të hapura të gjitha rrugët nacionale. Ditët në vazhdim e përsëris nuk do ketë reshje të mëdha, gjithsesi ne jemi në krye të punëve dhe dua të qetësoj banorët duke u thënë se nuk do u mungojë ndihma dhe mbështetja jonë. Do ja dalim së bashku me shumë më pak dëme sesa në vitet e kaluara.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button