BOTAFASHIONLIFESTYLE & SHOWBIZ

Java e Modës në Nju Jork; Vjeshtë-Dimër 2022/2023, pamjet më të bukura 


Ka filluar muaji i modës, i cili hapet si zakonisht me shfaqjet e Javës së Modës në Nju Jork. Në skenë do të dalin koleksionet Vjeshtë Dimër 2022/2023, nga 11 deri më 16 Shkurt. Dhe, si gjithmonë, janë veshjet ato që tërheqin vëmendjen e publikut dhe spektatorëve në sallë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Variantet e Covid nuk kanë ndikuar kalendarin e sfilatave të Javës së Modës në Nju Jork, Vjeshtë Dimër 2022/2023, pavarësisht mungesës së disa emrave të mëdhenj, nga Tom Ford te Marc Jacobs. Rëndësi kanë krijimet që shihen në pasarelë: veshjet, dukja, gjërat e domosdoshme, kombinimet që ofrojnë gjithmonë shumë ide stilimi.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Paradat kanë qenë tipike të stilit klasik amerikan. Rikthehen fustanet me xhaketë me dekolte që u bënë të famshëm nga Marilyn. Xixat dhe teminat me ngjyra, nga argjendi tek Pantone Very Peri, që duket të jetë ngjyra e preferuar e stilistëve amerikanë për momentin. Romantizmi mbzotëron në pasarelë ndërsa të preferuara janë edhe getat e bardha të dantellave. Ndërsa shtëpitë më të njohura amerikane të modës në Evropë, The Roë dhe Proenza Schouler fokusohen tek rrobat me një version më casual dhe mashkullor. Funde të plota me dy ngjyra, jakë me shkëlqim, pallto të strukturuara  me dizajne më kafshërore, për t’u kombinuar me çizme lëkure .

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Java e Modës në Nju Jork; Vjeshtë-Dimër 2022/2023, pamjet më të bukura:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button