AKTUALITETSHËNDETI

“Ju jeni ajo çfarë hani”, zbardhet studimi: Një në dhjetë njerëz në mbarë botën shpesh kanë dhimbje barku për shkak të ushqimit. Problemi më i theksuar te të rinjtë e moshës 18 deri në…


Sipas një studimi të ri shkencor, rreth 11% e popullsisë së botës, që do të thotë 1 në dhjetë njerëz-shpesh ndjen dhimbje në bark kur ushqehet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Problemi është më i zakonshëm tek gratë (13%) sesa tek burrat (9%), si dhe tek të rinjtë e moshës 18 deri në 28 vjeç (15%).

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Esther Colomier i universiteteve KU Leuven (Belgjikë) dhe Gothenburg (Suedi), bazuar në një sondazh të mostrës online të 54.127 njerëzve nga 26 vende, u prezantua në një konferencë ndërkombëtare të organizatës evropiane (GastroenterU Virtual 2021).

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njerëzit të cilët shpesh përjetojnë dhimbje barku të lidhura me ushqimin kanë gjithashtu më shumë gjasa të përjetojnë fryrje në bark , ngopje të tepërt ose të parakohshme pas ngrënies, sindromë të zorrëve të irrituara, kapsllëk ose diarre, raporton oraneës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Përveç kësaj, ata kanë më shumë gjasa të kenë stres psikologjik dhe simptoma psikosomatike jo-gastrointestinale, të tilla si dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, gulçim, etj.

36% ndihen të shqetësuar (krahasuar me 18% të atyre që nuk kanë dhimbje barku për shkak të ushqimit) dhe 35% kanë simptoma të depresionit (krahasuar me 17% të atyre që nuk ndiejnë dhimbje barku).

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button