POLITIKË

Ka marrë pjesë në 13 Foltoret, ky është lushnjari që e ka ndjekur Berishën “hap pas hapi”


Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme Foltoren në qytetin e Lezhës, e 13-ta që nga fillimi i kësaj “fushate”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në çdo qytet ai është pritur nga qndra simpatizantë, ndërkohë që në krah të tij kanë qenë edhe deputetë, ish-deputetë dhe kryetarë degësh.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por një qytetar nga Lushnja e ka ndjekur Berishën në të gjitha Foltoret. Ai u shpreh për Syri Tv se e cilëson lëvizjen e Berishës si mundësinë e fundit për të shpëtuar fatet e Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Vij nga Lushnja e Kongresit, e kam ndjekur Doktor Berishën në 12 foltoret e zhvilluara deri tani. E kam ndjekur që 15 vjeç në 1991, kur Doktori doli për liri dhe demokraci.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sot është tradhti kombëtare të mos vesh pas Doktor Berishës në këtë situatë që ndodhet PD dhe opozita shqiptare që është aset kombëtar dhe në gjendjen që e ka çuar Lulzim Basha është katastrofë.

Të mos shkosh pas Doktor Berishës duhet të jesh shumë i vogël, shumë i cekët. Doktor Berisha ka fatet e Shqipërisë në dorë sot si në 1920 që e patën burrat e Kongresit të Lushnjes, patriotët e mëdhenj të cilët fatet e Shqipërisë i vendosën në Lushnje.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Edhe Doktor Berisha ka fatet e kombit sot pasi opozita ndodhet në udhëkryq të madh dhe i vetmi shpëtim i kombit shqiptar dhe të djathës është Sali Ramë Berisha”, u shpreh qytetari.

Related Articles

Back to top button