POLITIKË

“Kam paguar 1 milionë e gjysmë lekë”, Rama përplaset me gazetarin: Kjo është injorancë, si s’të vjen zor (DEBATI)


Kryeministri Edi Rama ka bërë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid, ku më pas ka folur edhe për median.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama ka pasur një debat me gazetarët, të cilët janë ankuar se përse në Shqipëri nuk quhet imunizimi natyral, teksa njëri prej tyre tha se nëna e e tij ishte sëmurë rëndë edhe pse kishte bërë vaksinën dhe se kishte shpenzuar 1 milion e gjysmë lekë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërsa Rama i nervozuar iu drejtua “të vijë turp”, teksa tha se në atë moment të gjithë duhet të japin mesazhe për vaksinimin dhe jo të shtojnë konfuzionin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga debati:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Rama: Flasim për një forcë të errët që ka mbuluar botën dhe duhet të përcjellim mesazhe për vaksinimin.

Rama: Je i vaksinuar ti?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gazetari: Jo e kam kaluar dy herë…

Rama: Prandaj flet kështu ti, vaksinohu se s’do hysh në konferenca.

Gazetari: Mund ta kaloj edhe tre herë dhe katër herë madje…Nëna ime e vaksinuar dhe u sëmur rëndë zoti kryeministër. Kam paguar 1 milion e gjysmë

Rama: Kjo është injoranca dhe kjo është marrëzia. Si s’të vjen zor

Gazetari: Mua t’më vi zor e kam kaluar nën lëkur…

Gazetari: Nuk është injorancë se unë e njoh shumë mirë se kam 20 muaj që e ndjek këtë gjë.

Gazetare Ambroze: Ka edhe persona që kanë bërë vaksinën edhe e kanë humbur jetën

Rama: Kjo është injorancë e madhe, vaksina nuk të mbron nga infektimi. Vaksina nuk i shpëton jetën po shikoni shifrat se janë këta. Sa janë shifrat. Dhe është e turpshme kjo dhe është fjala për jetën e njerëzve.

Related Articles

Back to top button