BOTA

Kapen mbi 3 ton kokainë e pastër brenda kontenjerit, arrestohet shoferi i kamionit


Autoritetet financiare të Guadia di Finanza kanë kapur në portin Gioia Tauro të Kalabrisë, mbi 3 ton kokainë e cilësisë mjaft të pastër.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Droga u kap pas një aktiviteti kompleks të analizës së riskut, kryer nga Autoritetet doganore të portit e Guardia di Finanza kalabreze e përmes skenareve të sofistikuar që vunë nën kontroll rreth 3000 kontejner të ardhur nga Amerika e Jugut.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Kokaina u gjet gjatë dy operacioneve të ndryshme brenda portit. Autoritetet italiane mundën të zbulojnë 2.272 kg dhe 515 gramë kokainë fshehur në 3 kontejner që transportonin banane, kikirika e piper.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërsa 855 kg e 690 gramë të tjera u gjetën gjatë kontrollit në automjetet në dalje të portit. Shoferi i një kamioni që transportonte soba elektrike kreu një manovër të dyshimtë që çoi në kontrollin më të detajuar nga ana e autoriteteve doganore e të financës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Fshehur në arka me banane u zbulua kjo sasi droge e shoferi u vu nën arrest me burg për trafik lëndësh narkotike e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetimet e mëtejshme të ngjarjes.

Sipas Guardia di Finanzës italiane kokainë ishte e cilësisë mjaft të pastë e do të përpunohej të paktën katër herë para se të hidhej në treg nga grupet kriminale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Përgjithësisht 3.128,205 kg kokainë e sekuestruar do të sillte në treg një përfitim rreth 1 miliardë euro”, informon Financa Italiane.

Mënyrat e fshehjes së lëndës narkotike nga ana e grupeve kriminale shfaqen gjithmonë e më të ndryshme e në evolucion duke detyruar investiguesit italianë të përfeksionojnë metodat e tyre operative.

Porti Gioia Tauro në Kalabri konsiderohet porta e privilegjuar e hyrje daljes së trafiqeve të paligjshme të mafias kalabreze Ndrangheta.

Related Articles

Back to top button