AKTUALITET

Kapen te dehur ne timon,policia Fier arreston 3 shoferë


DVP Fier/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

P. I., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur si edhe me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I. R. 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Mbrostar Ferko”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford” ka përplasur automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin A. G.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button