KRONIKË

Kapet i riu nga Maqedonia në doganën e Morinës, me mijëra euro në makinë dhe pajisje “bitcoin”: Do hynte në Shqipëri


Një 33 vjeçar nga Maqedonia e Veriut është ndaluar nga Policia në Doganën e Morinës. Atij i janë sekuestruar 39.000 euro cash që i mbante në makinë dhe një pajisje që shërben për prodhimin e kriptomonedhave, të cilat nuk ishin deklaruar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button