AKTUALITET

“Kërkojmë dënim maksimal për këtë kalbësirë”, Balla: Ka pasur përpjekje për ta integruar në shoqëri, Këshilli Bashkiak ka marrë vendim për ndihmë ndaj familjes


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla: Është një ndër ato ngjarje tepër të rënda që kanë prekur cdo shqiptar. Megjithatë ajo që na bën sot të jemi përgjegjës për ngjarjen është nevoja që të kërkojmë në mënyrë të menjëhershme një ndëshkim maksimal për këtë kalbësirë të shoqërisë I cili duhet të kalbet në burg. Në këtë aspekt kemi qenë se bashku me kryebashkiakun e Fierit pranë familjes, Këshilli Bashkiak ka miratuar një ndihmë ndaj tyre. Në këtë aspekt jemi po aq të trishtuar sa ata. Të gjithë institucionet e tyre duhet sot të vendosin pikëpyetjet e tyre mbi persona të tillë të dënuar më parë për një krim të ngjashëm. Por duhen rritur edhe më shumë aftësitë parandaluese për këto ngjarje. Megjithëse, unë jam informaur se bashkia kishte bërë plane për riintegrimin e këtij personi por nuk shkoi ashtu sic duhet. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

A jeni pro apo kundër dënimit me vdekje? 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Balla: Ju lutem mos ta kthejmë këtë ditë zie në një ngjarje të tillë, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës dhe e kemi hequr atë dënim. Por kodi penal parashikon dënim të përjetshëm maksimal. Nuk e qetëson dot familjen as shoqërinë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi: Ne i kemi ofruar edhe një punë para disa kohësh në ndërmarrjet e bashkisë por ka qëndruar disa ditë dhe më pas është larguar. Besoj se këto kanë ndikuar edhe në jetën e tij të përditshme, megjithëse të gjithë prej ditës së djeshme mundohen të gjejnë një shkak dhe justifikim për arsyen përse mund të jenë bërë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button