AKTUALITET

Kishte dalë me vëllezërit për iftar, vritet 23-vjeçari shqiptar dhe plagosen dy të tjerë 


Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klina të Kosovës, ku ka humbur jetën një 23-vjeçar dhe kanë mbetur dy të tjerë të plagosur

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mediat kosovare bëjnë me dije se i riu së bashku me vëllezërit e tij kishin dalë për iftar në një restorant, kur u qëllua me armë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se sherri ka nisur në parkingun e restorantit, ku janë dëgjuar edhe të shtënat me armë. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar pesë persona, ndërsa po punohet për zbardhen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatur se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, njofton policia.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button