KURIOZITETETË NDRYSHME

Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri, shpendi i rrallë i rrezikuar në nivel global


Specia e rrallë e rrezikuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, e njohur me emrin Kojliku qeros, është shfaqur në vendin tonë pas 400 vitesh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ky shpend është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk për shkak të gjuetisë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kthimi i këtij shpendi në vendin tonë është një ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në Shqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë, duke i dhënë zë më shumë mbrojtjes së biodiveristetit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

‘Kojliku qeros, kjo specie e rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur “NOVA” është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia”, shkruan Albanian Ornithological Society në rrjetet sociale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button