AKTUALITET

Kokainë, heroinë dhe kanabis! Policia vë në pranga dy të rinjtë në Fier: 30-vjeçarja e paketonte dhe… (EMRAT)


Arrestohen në flagrancë 2 persona në Fier, për shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa. Gjatë operacionit “Paketimi” u arrestuan shtetasit Elinor Gjyshja dhe Irena Nana, ku 30 vjeçarja e paketonte dhe i riu e shperndante ne pako drogen e forte.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Njoftimi i Policise:

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Fier

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Paketimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Operacioni nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Fier.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa të ndarë në doza të vogla.Në Fier, gjatë operacionit “Paketimi” u arrestuan shtetasit Elinor Gjyshja dhe Irena Nana

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sekuestrohen dhjetëra doza me kokainë, heroinë, cannabis sativa, 90 mijë lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera që shërbenin për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike në doza. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të forta në doza, në disa zona të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Paketimi. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Gj., 33 vjeç dhe I. N., 30 vjeçe, të dy banues në Fier. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Gj. dhe më pas në banesën e tij (ku ndodhej shtetasja I. N., e cila paketonte lëndën narkotike në doza), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 18 doza me lëndë narkotike heroinë, doza me cannabis sativa, 90.000 lekë të rinj, 4 aparate celulare, 1 automjet, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza. 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Back to top button