AKTUALITET

Kolaudimi tashmë do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit, Blendi Gonxhja: S’ka më abuzime! Frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të amortizuara


Kontrolli teknik i automjeteve, tashmë do të zbulojë edhe shifrat reale të kilometrazhit, duke i dhënë fund abuzimeve të shumta që bëhen në këtë aspekt. Kjo u bë me dije nga Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili shkruan se nëpërmjet kësaj do të frenohet edhe hyrja në vend e mjeteve të tejamortizuara.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara”, thotë Gonxhja.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real. Ndërkohë, nga janari i vitit që vjen, në certifikatën e kolaudimit, do të ketë edhe format historiku kilometrazhi”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit!

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, shton Gonxhja.
J.SH./Shqiptarja.com

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button