POLITIKË

Kryesia e PD në Elbasan publikoi emrat, Gazment Bardhi kundërshton: Një pjesë e tyre nuk janë fare delegatë, e bëjnë si në Fier, firmosën 550 nga 411 anëtarë


Kryesia e Partisë Demokratike të Elbasanit ka publikuar ditën e sotme listën me 272 emrat e delegatëve që kanë firmosur pro Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Por Sekretari i Përgjithshëm i Pd-së, Gazment Bardhi, në një intervistë në “Kjo Javë” është shprehur se një pjesë e emrave që janë lexuar nuk janë fare anëtarë të Kuvendit Kombëtar, ndërsa një pjesë tjetër konfirmojnë se nuk kanë firmosur fare, megjithëse u është lexuar emri.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai u shpreh se emrat e delegatëve janë shënuar kot, ashtu siç ka ndodhur me delegatët e Fierit, ku në total janë 411 anëtarë, por kanë firmosur 550.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Dua të konfirmoj që një pjesë e tyre nuk janë fare delegatë të Kuvendit Kombëtar. E di se unë jam Sekretari i Partisë dhe kam listën. Një pjesë tjetër konfirmojnë se nuk kanë firmosur fare dhe u është lexuar emri. Ajo që nisi si tallje me demokratët, po vijon si tallje me qytetarët.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kjo shfaqja me emra të individëve që minimalisht duhet të dinin sa delegatë ka, këta dalin raportojnë shifra sipas mendjes së tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me delegatët e Fierit. Dega Fier gjithsej ka 411 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, ndërkohë që deklarohet se kanë firmosur 550 anëtarë të Kuvendit nga dega e Fierit. Kjo tallje do marrë përgjigje në 18 Dhjetor në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike”, tha Bardhi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button