AKTUALITETLAJMI FUNDIT

“Kupa u mbush, protestojmë që të mos kthehemi sḱllȇvër”, aktori i talentuar bën thirrje: Dalim të mërkurën


Aktori i mirënjohur i humorit, Florian Binaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në protestën që organizohet të mërkurën kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.
Sipas tij, tashmë kupa ishte mbushur dhe po derdhet, ndërsa shprehet se shoqëritë që nuk çohen në protesta për padrejtësitë që u bëhen, kthehen në sk’llevër të sistemit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

‘Unë do dal të protestoj të mërkurën, në orën 17:00 përballë kryeministrisë, për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion.
Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por sk llevër të sistemit. Eja dhe ti!‘, shkruan aktori në ‘Instagram’.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button