AKTUALITETCOVID-19

Kur do shndërrohet në endemi Covid-19?


Përhapja e madhe e variantit Omikron në të gjithë botën ka detyruar shumë njerëz të pyesin nëse do të jetë vala e fundit e koronavirusit, ose e thënë ndryshe, a do ketë shenja pozitive që nga një pandemi të shndërrohet në një endemi, e cila nënkupton një fazë ku virusi edhe pse vazhdon të ekzistojë, nuk arrin dot të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kjo çështje është shumë e debatuar dhe pjesërisht shoqërohet nga disa tema të trajtuara tashmë që në fund të verës së kaluar, kur dukej se situata po normalizohej veçanërisht pas problemeve të shkaktuara nga varianti Delta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shfaqja e variantit Omicron më vonë konfirmoi faktin se sa e vështirë është që të parashikohet situata, por gjithsesi mund të jetë e dobishme për të kuptuar se çfarë do të thotë dhe cilat janë shenjat e një endemie.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pandemia, epidemia dhe endemia

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Një pandemi, situata në të cilën ndodhemi prej gati dy vitesh, tregon përhapjen e shpejtë të një sëmundjeje në të gjithë botën dhe që prek shumë shpejt një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Numri i lartë i personave të infektuar, të sëmurë dhe viktima, rrjedh nga mungesa e imunizimit ndaj virusit që shkakton sëmundjen (patogjen ose virus) pra nga mungesa e burimeve në organizmin e secilit për të luftuar menjëherë dhe në mënyrë efektive infektimin.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Një epidemi, nga ana tjetër, tregon përhapjen e një sëmundjeje në një zonë të caktuar gjeografike, me një numër të madh pacientësh në krahasim me atë që do të pritej në një periudhë të caktuar kohore bazuar nga përvojat e mëparshme.

Kurse me endemi, nënkuptojmë praninë e një patogjeni ose të një sëmundjeje në një zonë të caktuar gjeografike, e cila krijon infeksione të vazhdueshme dhe që në periudha kohore të caktuara mund të krijojë edhe epidemi.

Sëmundja endemike

Pas dy vitesh pandemi, ideja që Covid-19 mund të shndërrohet në një sëmundje endemike shihet pozitivisht duke pasur parasysh atë çfarë kemi parë deri më tani. Nga disa këndvështrime do të ishte një zhvillim i rëndësishëm, por duhet të sigurohemi që të mos biem në disa keqkuptime.

Në një fazë endemike, nuk do të thotë se sëmundja zhduket: njerëzit vazhdojnë të sëmurën, disa zhvillojnë simptoma më të rënda se të tjerët dhe janë më të rrezikuar për të humbur jetën si pasojë e infeksionit. Gjithashtu, nuk do të thotë se infeksionet që do të krijohen më vonë, do të shkaktojnë domosdoshmërisht simptoma më të lehta se sa sot.

Kur sëmundja arrin në një gjendje endemike, do të thotë se sëmundja është stabilizuar; numri i rasteve në popullatën e prekur mbetet gati konstant. Nuk ka mjaftueshëm individë të cenueshëm që të krijohen shpërthime dhe nuk ka po aq mjaftueshëm individë të imunizuar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Gripi

Mund të ketë faza që një sëmundje endemike shkakton valë të konsiderueshme epidemike, si në rastin e gripit. Gripi mund edhe të të çojë në një pandemi, siç ndodhi në vitin 1918 dhe në një masë më të vogël në vitin 2009, me virusin e gripit H1N1. Ndër shkaqet kryesore të shndërrimit në pandemi të gripit është se mbrojtja imune e fituar natyrshëm nga infeksionet e mëparshme ose nëpërmjet vaksinës nuk mjafton për të luftuar patogjenin e ri në qarkullim.

COVID-19 dhe ftohja

Ftohja është një shembull tjetër i një sëmundjeje endemike dhe është përmendur shpesh gjatë kësaj pandemie, sepse në shumë raste shkaktohet nga disa lloje të koronavirusit. Prandaj, ekzistojnë hipoteza se virusi aktual mund të bashkohet gradualisht me ekipin e shkaktarëve të ftohjes. Megjithatë, ende nuk ka garanci në këtë drejtim dhe, as nuk mund të bëhen lehtësisht parashikime.

Gjithsesi varianti Omicron përfshin simptoma më të lehta se variantet e tjera të koronavirusit, por është ende shumë herët për të argumentuar se kjo rrethanë tregon kalimin e sëmundjes drejt një faze tjetër dhe si prelud i endemisë. Nuk mund të përjashtohen mundësitë që në muajt në vijim të shfaqen variante të reja, me karakteristika të ndryshme dhe që mund të çojnë në një përkeqësim të ri të pandemisë për sa i përket të sëmurëve rëndë dhe viktimave.

Vaksinat

Kalimi në fazën endemike mund të përshpejtohet duke vaksinuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur, veçanërisht në ato pjesë të botës ku përqindja e njerëzve të vaksinuar vazhdon të jetë ende shumë e ulët. Vaksinat e mbrojnë njeriun kundër Covid-19 dhe ndihmojnë në zvogëlimin e qarkullimit të koronavirusit. Nga kjo mënyrë miliona njerëz mund të zhvillojnë jo vetëm antitrupa, të cilët me kalimin e kohës tentojnë të zhduken, por edhe aftësinë për të prodhuar antitrupa të rinj dhe të specializuar në rastin e infeksioneve të reja, falë kujtesës imune dhe aktivitetit të disa qelizave të veçanta imune.

Bashkëjetesa

Koronavirusi do vazhdojë të jetë pjesë e jetës sonë dhe do kujtohet shpesh nga pjesa më e madhe e popullsisë, veçanërisht tek brezat që përjetuan më shumë se askush tjetër efektet e tij. Shpejtësia me të cilën evulon koronavirusi në lidhje me aftësinë tonë për t’i dhënë një përgjigje adekuate do të jetë një faktor përcaktues për të kuptuar, nëse dhe sa shpesh, duhet të vaksinohemi.

Variantet Delta dhe Omicron kanë treguar qartë se për momentin koronavirusi vazhdon të ndryshojë me shpejtësi, por ekspertët besojnë se ekziston një shans i mirë që prodhimi i varianteve të reja të ulet me kalimin e kohës. Numri në rritje i njerëzve të imunizuar do të kontribuojë në këtë ngadalësim, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do të arrihet deri tek imuniteti i tufës.

Related Articles

Back to top button