LIFESTYLE & SHOWBIZ

Kush i realizoi pjatat në dasmën e moderatorës së njohur? Ja kë zgjodhën Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj


Kurorëzimi në martesë i moderatores se njohur Rudina Dembacaj me ish politikanin Mark Frroku do të ishte një dasëm që do të kishte shumë të ftuar, praninë e shumë personazheve dhe vemendje maksimale mediatike. Të gjithë kanë dashur të dinin sesi do të ishte fustani i nuses, sa diamante do të kishte unaza, ku do të realizohej dasma apo kush do të ishin të ftuarit, por vetë çifti kishte një tjetër merak. Kush do të ishte chefi i kuzhinës në dasmën e tyre.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për të patur një prej momenteve më të veçanta në jetë, ishte e nevojshme pëërzgjedhja e chefit të kuzhinës që do të realizonte deri në detaj përfeksionin e kërkuar. Kjo i ka bërë dy personazhet e dasmës, Frroku dhe Dembacaj, që ta shohin zgjidhjen vetëm në Lezhë, mbretërinë e kulinarisë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Duhej elegancë, shije, menu e veçantë, ushqime që do të ishin në sintoni me çdo element tjetër të dasmës së vitit dhe chef i përkushtuar në kuzhinë. Padiskutim që me përshkrimet e mësipërme çdo kush do ta kishte gjetur se në prapaskenën e dasmës madhështore do të ishtë chef Alfred Marku dhe gatimet e tij të jashtëzakonshme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Zgjedhja e tyre ia ka vlejtur, sepse në fakt, dasma kishte pjatat e saj enkas të përgatitura për shijen që kanë kërkuar të kenë Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku dhe padiskutim ka kënaqur pritshmëritë e familjarëve dhe të ftuarve VIP. Chefi i Rapsodisë Alfred Marku ose chef Fredi siç njihet nga publiku, restorantit të njohur në rrugën drejt Shengjinit,  ka mbetur preferenca e parë e shijes së kuzhinës ndaj edhe është vlersuar si qershia mbi tortë në këtë dasëm madhështore.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Për të realizuar edhe në pjatë çdo detaj të dasmës, chef Alfred Marku i cili kishte edhe mbeshtjen e të tjerë lezhjanëve si profesorit të kuzhinës Arber Avdija, kuzhinjerit Ylli Zefi e Ndoc Shtjefni dhe stafi i tyre prej 120 vetash, janë kujdesur që gjithçka të jetë ashtu si e gjithë atmosfera e dasmës, e ndezur dhe plot me shije të mira. Ndoshta shumë prej të ftuarve nuk kanë pyetur se kush ishte chefi i kuzhinës, por të gjithë kanë pyetur për emrin e çdo pjate që mbërriti para tyre dhe kanë komplimentuar realizuesin e tyre, pa e ditur se po flasin për lezhjanin Alfred Marku.

Urime për të sapomartuarit Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj, por padiskutim urime edhe për chef Alfred Markun, njeriun që i dha kuzhinës shqiptare tjetër dimension dhe që vazhdon të surprizojë, gjithmonë në restorantin e tij dhe sa herë i jepet pergjegjësia e realizimit të pjatave që shijen e përcjellin edhe pas ngrenies.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button