KRONIKË

Kush janë 2 lushnjarët që ‘terrorizuan’ Durrësin , policia i arreston pas njoftimit se lëviznin të armatosur (EMRAT)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi janë kapur duke qarkulluar me armë pa leje. Në pranga kanë rënë Nexhat Hoxha, 28 vjeç dhe Françesku Muça, 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Informacionet për armët që kishin me vete e dhanë shtetas të tjerë, ndërsa policia menjëherë ka ndërmarrë veprime duke bllokuar automjetin me të cilin lëviznin 2 të arrestuarit. 

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Njoftimi i Plotë nga Policia:

Durrës

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Qarkullonin me armë zjarri me vete, vihen në pranga 2 shtetas nga Lushnja.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë. 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button