POLITIKË

Kushtetuesja legjitimoi 30 qershorin, Balla thirrje Metës: Cakto datën e zgjedhjeve për Bashkitë pa kryetarë!


Gjykata Kushtetuese legjitimoi dje zgjedhjet e 30 qershorit, duke i dhënë të drejtë qeverisë dhe Partisë Socialiste, ndërsa rrëzoi pretendimet e Shoqatës së Bashkive për shpalljen e tyre të pavlefshme.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ka dërguar sot një mesazh Presidentit Ilir Meta, duke i kërkuar këtij të fundit që të caktojë datën për zgjedhje në 6 Bashkitë që janë pa kryetarë. Sipas Ballës, kompetencat i ka Meta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Presidenti duhet të marrë vendimmarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Është presidenti që e ka këtë kompetencë”, tha Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët nëse socialistët i kanë gati emrat e kandidatëve, ai nuk peferoi të përgjigjej direkt, por tha:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“UNË NUK do jap përgjigje, por natyrshëm që PS është sot krenare për vendimmarrjen e vetë për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Të mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe nga opozita e atëhershme për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve.”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Për vendimin e PS për të hurë e vetme në zgjedhjet e 2 viteve më parë, Balla tha se ata bënë gjënë e duhur, dhe treguan se janë forca politike që në 30 vite ka dëshmuar përpjekjet për një shtet demokratik që funksionon mbi bazën e ligjit.

“Ajo që konfirmoi 30 qershori ishte një prirje e PS për të ndërtuar një shtet demokratik. Ajo që na dallon ne nga partitë e tjera është ndërtimi i një shteti demokratik që funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vendimmarrja jonë ishte e duhura. Zgjedhjet nuk caktohen nga partitë, por nga populli dhe Kushtetuta. Detyra e partive politike është që kur populli i thërret në zgjedhje, ato të marrin pjesë.”

Related Articles

Back to top button