POLITIKË

“Kuvendi Kombëtar do të mbahet me datë 18 dhjetor”, Gazment Bardhi pas mbledhjes së Kryesisë: Ja çfarë i propozova kolegëve që mendojnë kundër


Gazment Bardhi: Faleminderit për durimin. Dua të informoj opinion publik dhe veçanërisht demokratët mbi vendimin e kryesisë së partisë, me shumicë dërrmuese. Nisur nga situata në PD, pas shpalljes non-grata të Berishës, dhe dëmtimi i interesave te PD me SHBA-të nëse nuk merret ky vendim, Kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit Komëbtar në datë 18 dhjetor në orën 11:00. Ftova kolegët që mendojnë kundër, që në respekt të atyre që kanë kërkuar thirrjen e kuvendit kombëtar që të propozin shtesë në kuven din e datës 18, por ata kundërshtuan. Ajo që ka ndodhur këto dy muaj nuk ka pasur lidhje me PD-në. Në 18 dhjetor ora 11:00 PD zhvillon mbeldhjen e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongresëve. Kolegët që mendojnë kundër nuk kanë propozuar shtesën e asnjë pikë ne rendin e ditës. Nuk ka 4200 firma të anëtarëve. Nëse do kishte do ishin protokolluar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rendi i ditës:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”
  1. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
  2. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
  3. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

4.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave të organizmit të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button