LIFESTYLE & SHOWBIZ

Ky qenka plani! Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”


Në shenjë proteste pasi Donaldi shprehu hapur pëlqimin e tij për Beatrix, Semi la studion e “Big Brother VIP” javën e kaluar, pa iu dhënë mundësia të bisedojë drejtpërdrejtë me aktorin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime për “Pamfletin” tregojnë se në fakt, veprimet e Donaldit do ta kenë një çmim, pasi Bora dhe shoqja e saj e ngushtë do të “hakmerren” në “Për’puthen Prime”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Semi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin ku Bora moderon dhe në këtë puntatë speciale do të flasin për tradhtinë e Donaldit ndaj Borës, për t’i treguar publikut sipas tyre ngjyrat e vërteta të Donaldit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Për’puthen Prime” mbahet të shtunën, ndaj duhet të presim deri nesër për të konfirmuar nëse është ky plani i dy vajzave për ‘hakmarrje’.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë puntatës së kaluar të emisionit, Donaldi u shpreh se kjo ishte ajo që donte (marrëdhënia me Beatrix), pavarësisht se nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim Borës. Për më tepër, ata u puthën mbrëmë për herë të parë.

Nga ana tjetër, Bora jashtë shtëpisë e kishte bërë të qartë disa herë në deklaratat e saj publike që ishte në pritje të daljes së Donaldit nga BB VIP, për të sqaruar raportin e tyre.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

E gjithë kjo situatë ka bërë lëmsh rrjetin, ndërkohë që personazhe të njohur të ekranit kanë komentuar gjithashtu rastin e këtij “trekëndëshi”.

Related Articles

Back to top button