COVID-19

LAJM I FUNDIT/ 549 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit, vijon numri i lartë i fataliteteve


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2964 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 549 qytetarë, ndërsa janë shënuar 8 humbje jete. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i MSH:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2964 testime, 549 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 558 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Janë kryer 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik. Janë 8,363 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (18 Nëntor 2021) 

Raste të reja ditore 549 

Të shëruar në 24 orë 558 

Të shtruar në spitale 157 

Humbje jete në 24 orë 8 

Testime ditore 2964 T

estime totale 1,362,111 

Raste pozitive 195,021 

Raste të shëruara 183,636 

Raste Aktive 8,363

Humbje jete 3,022 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4463

Fier 753 

Gjirokastër 525 

Shkodër 447 

Berat 460 

Durrës 446 

Vlorë 379 

Elbasan 348 

Korçë 239 

Lezhë 172 

Dibër 72 

Kukës 59

Related Articles

Back to top button